Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Mediat gjermanishtfolëse: Rama nuk ka në plan të braktisë nismën kineze

Mediat gjermanishtfolëse: Rama nuk ka në plan të braktisë nismën kineze

19:01, 07/03/2023
A+ Aa A-

Vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Gjermani, nuk gjeti shumë hapësirë në mediat e këtij vendi.

Në ato pak raportime, theksi vihet sidomos te një deklaratë e Edi Ramës për nismën ‘14 plus 1’ të Kinës.

Sipas Reuters, Rama deklaroi në krah të kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin me Kinën në kuadër të kësaj nisme.

“Ne nuk kemi në plan të largohemi nga ky format,” tha Rama. Sipas Reuters në gjermanisht, më herët shtetet e BE-së, Lituania, Letonia dhe Estonia kanë braktisur këtë nismë të themeluar nga Kina.

Kurse gazeta e madhe austriake, Krone shkruan se “vendi anëtar i NATO-s, Shqipëria nuk ka në plan të largohet nga formati  ashtuquajtur 14 plus 1”.

“Do ishte gabim të largoheshim nga një format vetëm për të treguar një qëndrim politik,” tha Rama.

Edhe gjatë vizitës në Japoni, Rama insistoi për mediat se nuk do të largohet nga nisma kineze. Ai shtoi megjithatë, se Shqipëria nuk ka përfituar asgjë nga kjo nismë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco