Basha fsheh emrin, çon për regjistrim siglën e marrë peng nga Edi Rama...

Basha fsheh emrin, çon për regjistrim siglën e marrë peng nga Edi Rama...

11:37, 06/03/2023
A+ Aa A-

Një vit pasi ka dhënë dorëheqjen publikisht si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton të jetë ende ligjërisht në drejtim të kësaj force politike.

Grupi i Alibeajt ka depozituar sot një kërkesë në KQZ për të regjistruar PD-në zgjedhjet e 14 majit.

Pjesë e dosjes është një letër e Lulzim Bashës, i cili në cilësinë e kryetarit të PD-së autorizon nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazmend Bardhi të përfaqësojnë këtë forcë politike.

“Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në letrën që është dërguar në KQZ.

Drejtimi nga Lulzim Basha provohet edhe nga një Gjykata e Tiranës në 1 mars 2023 e cila ka vërtetuar që ai është kryetar i PD-së.

Ndërkohë opozita dhe Partia Demokratike kanë akuzuar Bashën dhe Alibeajn se kanë marrë peng logon e partisë për llogari të Edi Ramës.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku06/03/2023 13:22

O po nuk paska pak turp ky flokelyer, nuk paska sadopak moral, nuk paska pak dinjitet?? Po pse more i pamoralshem, i babezitur per para, more lecke ku do te fshijne kembet te gjithe, i madh dhe i vogel, ke dhene doreheqjen para nje viti dhe na del ne skene tani? Por cfare trashegimenie do ti lesh vajzave te tua, qe te bejne cdo gje per para?? Por shqiptari per nje nder rron mor ASKUSHI!!! Po ata dhe ato ASKUSHET E TJERE, nuk i vjen turp per kete qe po bejne?? Nuk kane faj sepse nga fshatare leckanjore u bene DERRA te majmur duke grabitur shqipetaret nen udheheqjen e edi rames!! Do te vije dita qe do te paguani gjithshka!! Demokracija ne Shqiperi do te triumfoje, i LUMTE TE NDERUARIT Z. BERISHA DHE DJEMVE DHE VAJZAVE DHE GJITHE ATIJ POPULLI QE E NDJEK SA HERE AI DHE ATDHEU I THERRET!!

Shto koment

Denonco