'Ja qëndrestarët'/ Alimehmeti: S'kam njohur kurrë vula që prodhojnë burra!

'Ja qëndrestarët'/ Alimehmeti: S'kam njohur kurrë vula që prodhojnë burra!

10:13, 06/03/2023
A+ Aa A-

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e ka vlerësuar shumë qëndresën e demokratëve të vërtetë në këtë periudhë zhvillimesh intensive në këtë parti.

“Nuk kam njohur kurrë vula, që prodhojnë burra”, ka nënvizuar ai në shënimin e tij sot në FB.

“Kam njohur shumë burra që prodhojnë vula! – shkroi ai. - Nuk kam njohur kurrë vula, që prodhojnë burra! Sot kisha kënaqësi të takoja që në mëngjes herët disa prej burrave qendrestarë të degës 11 në Tiranë bashkë me mikun tim, të paepurin z. Dritan Çejku.

Nuk ka asnjë dyshim për qëndrimin e anëtarësisë në mbështetje të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023 deklaroi se: Partia Demokratike është vetëm një!  Partia Demokratike është parti e anëtarëve të saj!  Partia Demokratike është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë! Bashkë ia dalim! Pastër ia dalim!”

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku06/03/2023 13:34

Per ju i nderuar Doktorr Alimehmeti ka shume rendesi emri qe mbani, emri i familjes tuaj, qe edhe perpara torturave nuk do ta kishit felliqur, pamvaresisht se kemi njohur persona qe jo emrin e familjes, por shesin gjithshka per nje grusht para ose ndonje post. Zoti ju bekofte JU dhe te gjithe ata burra e gra qendrestare, qe nuk mund t'ja permend emrat sepse do te duheshin kilometra faqe. Jam krenare qe jam bashkeatdhetarja e Juaj!! Ju dhente Zoti jete, shendet dhe faqe te bardhe!!

Shto koment

Denonco