'KQZ të regjistrojë PD-në'/ Berisha: Do futemi në zgjedhjet e 14 majit. Për ne është rruga e fitores!

22:58, 02/03/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike do futet në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Çim Peka Live, Berisha tha se pjesëmarrja në zgjedhje është rruga e fitores për opozitën. 

Lideri demokrat theksoi se KQZ duhet të regjistrojë PD-në pasi vendimi i Gjykatës së Tiranës, i 25 marsit të kaluar, që njeh kongresin e 11 dhjetorit, është legjitim.

"Ne do futemi në zgjedhje. Këtë ne e konsiderojmë rrugë fitorjeve. Ne do ecim drejt fitores të sigurtë. Gjykata e Tiranës me vendimin e 25 marsit ka njohur legjitime PD-në kongresin e rithemelimit të saj në datën 11 dhjetor 2021 dhe në çdo vend të botës ky vendim është i regjistrueshëm 100% pa asnjë pengesë. Edi Rama ka urdhëruar mbi baza të tmerrshme korrupsionin, bllokimin e regjistrimit të vendimit", u shpreh Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco