Gjyqi i PD/ Berisha: Rama ka ngarkuar Elira Kokonën për t'i bërë presion gjyqtarëve

22:36, 02/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë në Çim Peka Live, në Syri Tv. 

Berisha tha se Edi Rama ka ngarkuar Elira Kokonën, zëvëndesen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për t'i bërë presion gjyqtarëve që kanë në dorë vulën e PD. 

"Çfarë di unë? Di që presione janë bërë. Rama ka ngarkuar Elira Kokonën, jo Don Agaçin. Dhe ajo është marrë intensivisht. Megjithatë sonte nuk preferoj të komnetoj dhe diskutoj për vendimin e tre gjykatësve për të cilët unë nuk kam asnjë arsye të mos besoj në integritetin e tyre dhe në besnikërinë e ligjit e profesonit. Kurrë në historinë e drejtësisë nuk ka ndodhur që një person, organizatë ose grup që nuk ka qenë palë në proces gjyqësor, të shpallet palë pas vendimit të gjykatës. Ka një rast, pa qenë palë, Lulzim Basha ka kërkuar përjashtimin e gjykatësit të faktit, kjo kërkesë i është dhënë një gjykatësi tjetër me mbiemrin Konstandini. Ai u ka kthyer përgjigje nuk legjetimohi në kërkesën tuaj se nuk jeni palë. Kjo është e vërteta. Ka një qëndrim të prerë, nuk legjitimoheni se nuk jeni palë në proces. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj kishin të derjtë të hapnin gjyq veccmas në themel, për hesapë të tyre, të faktonin pretendimet e tyre, por jo të bëhen palë aty. Kostandini u tha që ju nuk jeni palë. Si u bë? Me urdhër të Edi Ramës dhe Yuri Kim. 

Ajo (Elira Kokona) është një nga njerëzit më problematikë, një nga korruptokratot që vendin duhet ta kishte në burg për tenderat që ka bërë me Kumbaron dhe jo vetëm, në disa institucione, por që mbahet si Plarenc Ndreca, ju vjen edhe nëpër studio si analist...ka firmosur reduktimin me 1/3 të uniformave të policisë me të njëjtën faturë, janë paguar për 100 dhe kanë ardhur 60, paratë janë ndarë me të tjerët. Edhe Elira Kokona të njëjtën gjë bën", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco