‘Shpallja non grata’/ Berisha: Ja çfarë ka bërë McGonigal dhe Rossini

22:21, 02/03/2023
A+ Aa A-

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur nga gazetari Bledian Koka, për shpalljen ‘non grata’ të tij nga SHBA, ka treguar se çfarë di ai për aktivitetin e Charles McGonigal dhe ish-agjentit tjetër të FBI-së, Mark Rossini.

Berisha u shpreh se është edhe një mesazh në Twitter, i Sokol Ballës në lidhje me aktivitetin e Lou Bladel në Tiranë.

‘Këto fakte kam unë.

Emrin e McGonigal dhe Marko Rossit, i kam mësuar kur i mësuan të gjithë. Nuk i kam ditur. Marko Rossi në vitin 2019 ka deklaruar në Tëitterin e tij se Sali Berisha po bëhet, apo është një kukull i Putin.

Sokol Balla është gazetari më i afërt i Edi Ramës, ka një Twitter të 8 tetorit 2018, ku thotë se; Luo Bladel, njeriu që përgjoi gjeneralin Petreus, ish-kreun e CIA-s dhe Eduard Snouden, po kryeson grupin e hetimit të dosjeve dhe korrupsionit të opozitës.

Mediat amerikane, kanë shkruar disa prej tyre për këtë. Por ka një gazetar që ka dhënë të dhëna konkrete dhe ky është gazetari i Bild në Nju Jork.

Ky i tha SYRI TV, se sipas dokumenteve të ministrisë së Drejtësisë dhe disa hetimeve të gazetarëve amerikanë, ai është marrë plotësisht me çështjen e zotit Berisha. Kaq di unë për këtë’, - nënvizoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco