Ish-këshilltari i Trump flet për takimin me Berishën: Lider i PD. Ish-kryeministër shumë i respektuar!

Ish-këshilltari i Trump flet për takimin me Berishën: Lider i PD. Ish-kryeministër shumë i respektuar!

21:50, 02/03/2023
A+ Aa A-

Dr. Jim Garlow, autor i 15 librave, komentator, historian dhe aktivist i jashtëzakonshëm i besimit dhe lirive i cili ka shërbyer gjatë jetës së tij si Pastor në SHBA, zhvilloi një vizitë në Tiranë. 

Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Rosemary Schindler dhe bashkëpunëtorët Dr. Jim Johnson e partnerja e tij Caroline Johnson. 

Dr.Garlow u prit në një takim të veçantë edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha. 

Në mbyllje të vizitës, Dr.Jim Garlow bëri një shënim në rrjetet sociale për qëndrimin e tij në Shqipëri, duke vlerësuar takimin me Berishën. 

Dr.Garloë shkruan se mënyra më e mirë të shpjeguar situatën e Berishës është se ai është trajtuar njësoj siç është trajtuar Donald Trump, madje edhe nga SHBA. 

Postimi
Do të doja të kisha kohë të të çoja në Shqipëri. Ata prej jush që kanë qenë atje e dinë se sa e veçantë është. U takuam me liderë nga katër parti të ndryshme politike. Ky është Sali Berisha, ish-kryeministër shumë i respektuar. Unë supozoj se mënyra më e mirë për të shpjeguar situatën e tij është se ai është trajtuar njësoj siç është trajtuar Trump (madje edhe nga SHBA). Ai është lideri i Partisë Demokratike (e cila nuk është e njëjtë me Partinë Demokratike të SHBA-së, por më afër Partisë Republikane në SHBA) e cila është "opozitë", pasi socialistët janë në kontroll. Mos harroni, Shqipëria ka vetëm 30 vjet liri nga komunizmi.

Image

Kush është në të vërtetë autori amerikan Dr. Jim Garlow? 
Referuar mediave amerikane, Dr. Garlow është autor i 15 librave, komentator, historian dhe aktivist i besimit dhe lirive i cili ka shërbyer gjatë jetës së tij si Pastor në SHBA.

Dr. Jim Garlow njihet edhe si vëzhgues kulturor dhe Pastor i Lartë i Kishës Skyline Wesleyan në zonën e San Diego, CA. Ai dëgjohet çdo ditë në mbi 800 radio në mbarë vendin si NBC, ABC, CNN, Fox, MSNBC, CNBC etj në komentin një minutësh të quajtur "Perspektiva Garlow".

Garlow ka bërë gati 1,100 intervista në radio, TV dhe shtyp - kombëtare dhe lokale - duke mbuluar një gamë të gjerë temash: historike, teologjike, politike, liri fetare, martesë dhe çështje familjare dhe tendenca kulturore.  

Që nga viti 2011, Garlow ka shërbyer si Kryetar Kombëtar i Iniciativës së Foltores, i cili drejton të Dielën e Lirisë së Foltores - një lëvizje që përfshin pastorë në të gjithë Amerikën së bashku me avokatë që fokusohen në çështjet e lirisë fetare.

Dr. Garlow është autor i librit “Well Versed” i përkthyer së fundmi në gjuhën shqipe.

Ka shkruar libra të shumtë, duke përfshirë bestsellerin e The New York Times, "Cracking Da Vinci's Code" dhe "The Blood Covenant".

Ai ka qënë gjithashtu anëtar i Bordit Këshillues të Besimit të ish-Presidentit Amerikan, Donald Trump dhe mbetet një nga mbështetësit e rëndësishëm e vokal të të djathtës amerikane.

Jim ishte i martuar me gruan e tij të ndjerë Carol Garlow për 42 vjet para vdekjes së saj. Në vitin 2014, ai u martua me Rosemary Schindler.

Së bashku ata kanë tetë fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco