Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Basha në Holandë/ Edhe sot mungoi në seancën e McGonigal-Rama

Basha në Holandë/ Edhe sot mungoi në seancën e McGonigal-Rama

21:16, 02/03/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha mungoi edhe sot në Kuvend gjatë mocionit të opozitës ndaj Edi Ramës, për skandalin me Charles McGonigal. 

Ish-kryetari i PD është fotografuar në aeroportin e Romës, duke fluturuar drejt Amsterdamit, edhe pse në Tiranë opozita zhvillonte betejë parlamentare për të zbardhur aferën Rama-McGonigal. 

Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave ku opozita ka "luftuar" për të zbërthyer korrupsionin e Ramës me ish-agjentin e FBI. 

Basha është akuzuar se bashkëpunon me Edi Ramën, akuza të cilat ai i mohon, por sjellja që demonstron në raport me kryeministrin bën që dyshimet të mos mbeten më të tilla. 

I gjithë vendi është tronditur nga skandali korruptiv Rama-McGonigal, por Lulzim Basha duket i qetë dhe i pashqetësuar që opozita ka qenë për vite me radhë target i sulmeve shkatërrimtare nga Edi Rama.

Nga sulmet e Edi Ramës duke përdorur McGonigal, lideri i PD, Sali Berisha u shpall non grata në SHBA. Dhe për këtë kontribut ka edhe Lulzim Basha e kjo nuk mund të mohohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco