Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Nesër protesta/ Meta mobilizon të rinjtë: Manifestim për t'ju kundërvënë këtij regjimi

20:28, 02/03/2023
A+ Aa A-

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me të rinjtë që i bashkohen për herë të parë Partisë së Lirisë. 

Gjatë fjalës së tij, Meta kujtoi protestën e tre viteve më parë ndërsa tha se 2 marsi i 2019-ës ishte një ditë e veçantë për kombin dhe për mua, pasi siç tha ai, para 3 vitesh populli u ngrit kundër këtij regjimi. 

"Kënaqësi e jashtëzakonshme që takohem me të gjithë ju. Jam i lumtur që ju vini sot këtu për herë të parë në një ditë të shënuar për kombin tonë që është 2 marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës. Por është edhe për mua një ditë edhe më e veçantë sepse 3 vjet më parë si president i Shqipërisë, populli i Shqipërisë, që unë e quaj populli 2 marsit, populli i Kushtetutës, populli i dinjitetit, populli i interesit kombëtar ju përgjigj thirrjes time si president në mënyrë të jashtëzakonshme. Në një manifestim për t'ju kundërvënë këtij regjimi i cili synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes por jo vetëm për të por edhe për mafian ndërkombëtare, mafian rajonale prandaj nuk kujdesen aspak për të rinjtë dhe të rejat", u shpreh Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco