Asfalt elektoral në shi tek ‘Depot e Ujit’, Muçollari: Nuk është punë për qytetin por fushatë për veten

Asfalt elektoral në shi tek ‘Depot e Ujit’, Muçollari: Nuk është punë për qytetin por fushatë për veten

19:27, 28/02/2023
A+ Aa A-

Grigels Muçollari, Sekretari i Përgjithshëm i FRPD ka denoncuar nëpërmjet rrejtit social Facebook, ‘asfaltin e fushatës' që ka nisur një natë më parë në  rrugën ‘Depot e Ujit’, Tiranë.

Muçollari shkrun se kryebashkiaku Veliaj, i mban peng me vite të tëra infrastrukturën rrugore për ta paraqitur veten në zgjedhje si politikan i investimeve.

Asfalt fushate në shi

Kamioni në video i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Pamjet janë të natës së djeshme në rrugën "Todi Shkurti" te Depo e Ujit.

Shtrimi i asfaltit në rrugët e Tiranës shënon nisjen e fushatës. Ne e kuptojmë që çka bëhet tani me urgjencë mund të ishte bërë në 8 vjet. Kryebashkiaku mban peng me vite të tëra infrastrukturën rrugore për ta paraqitur veten në zgjedhje si politikan i investimeve.

Nuk hidhet asfalt në kohë me shi! Këtë e thonë specialistët e ndërtimit. Asfalti në shi është oferta e tij për qytetarët e Tiranës por nuk ka asnjë dobi për qytetin. Është abuzim me taksat dhe durimin e 1 milion shqiptarëve që jetojnë në Tiranë. Në krye të muajit kjo rrugë do të kthehet siç ishte, e shkatërruar. Kjo nuk është punë për qytetin por fushatë për veten. Këtë po bën Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco