SPAK shpall moskompetencë edhe për kallëzimin e dytë për 21 janarin

SPAK shpall moskompetencë edhe për kallëzimin e dytë për 21 janarin

18:36, 28/02/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencën për kallëzimin e dytë të depozituar nga familjarët e viktimave të 21 janarit, duke ia kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Ka qenë vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani që u ka dërguar letër familjarëve ku u shpjegon edhe arsyet.

Kujtojmë që më 23 janar 2023, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e '21 janarit'.

Qëllimi i PS dhe ministrit të drejtësisë ishte të sfumonin skandalin e skandaleve të kryeministrit Edi Rama i kapur në aferën 'McGonigal', ku ish-zyrtari i lartë i FBI u arrestua në 21 janar në New York.

Sipas burimeve të SYRI-t nga SPAK, ky vendim për moskompetencë për dy kallëzimet e depozituara nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për dosjen e '21 janarit' vjen si pasojë se nuk ka elementë të veprave penale për të cilat është kryer kallëzimi, pra vrasje në rrethana cilësuese etj. /Euronews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco