Përvjetori i masakrës së 26 shkurtit/ Berisha: 22 intelektualët e Tiranës u ekzekutuan nga Hitleri shqiptar

Përvjetori i masakrës së 26 shkurtit/ Berisha: 22 intelektualët e Tiranës u ekzekutuan nga Hitleri shqiptar

22:38, 26/02/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha/

Sot 72 vjetori i masakrës së 26 shkurtit të vitit 1951!

Ekzekutimi një muaj para gjykimit të 22 intelektualëve të shquar dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës nga Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës!

Të dashur miq, si sot 72 vite më parë, natën e 26 shkurtit të vitit 1951, diktatori Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, në zbatim të platformës së tij terroriste të dekapitimit të kombit nga elita e tij e formuar në perëndim, urdhëroi ekzekutimin para një muaj të gjykimit të një grupi prej 22 intelektualesh të shquar, të diplomuar në universitetet më të mira perëndimore, studjues të njohur dhe qytetarë të ndershëm të Tiranës, me akuzën falco të hedhjes së bombës në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë.

Kështu natën e zezë të 26 shkurtit të vitit 1951, në fshatin Mënik të Tiranës, u ekzekutuan me akuzë falco dhe u varrosën në një varr të përbashkët, të hapur nga regjimi ditë më parë, Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi.

Listën e zezë për ekzekutimin e tyre e përgatitën me porosi të kryexhelatit të shqiptarëve, Enver Hoxha xhelatët famëkëqinjë, vrasësit serial, Mehmet Shehu dhe Edip Çuçi përkatësisht ministër dhe Zëvendës ministër i Brendshëm i kohës, duke patur si faj kryesor diplomimin në perëndim, dhe kuptohet, mos pajtimin e tyre me regjimin barabar stalinist të Tiranës.

Pas përgatitjes së listës dhe plotësimit dhe miratimit të saj nga vetë, Enver Hoxha, martirët e 26 shkurtit u arrestuan me akuzën e aktit terrorist të hedhjes natën e 19 shkurtit të një bombe në Ambasadën Sovjetike në Tiaranë, akt me të cilin ata nuk kishin asnjë lidhje. Ditët para ekzekutimit ata ju nënshtruan në hetuesi barbarive dhe torturave më çnjerëzore nga xhelatet hetues të sigurimit të shtetit, që të detyroheshin të pranonin një krim që kurrë nuk e kishin kryer. Qendrimi i tyre heroik në hetuesi detyroi Enver Hoxhën të urdherojë pushkatimin dhe varrosjen e tyre, në një varr të përbashkët, pa hapur fare gjyqin dhe zhvillimin e farsës gjyqësore pas aktit makabër. Byroja Politike terroriste e PPSH-së u mblodh pas ekzekutimit të tyre dhe vendosi që ata të dënoheshin me vdekje.

Sot pas 72 vitesht të këtij krimi të shëmtuar kundër njerëzimit, në pushtet janë rikthyer bijtë e bllokmenëve mizor. Për ironinë e fatit të shqiptarëve në krye të qeverisë sot është, Edvin Kristaq Rama, i biri i xhalatit të lartë që do firmoste në gusht të vitit 1988 varjen publike në litar të poetit disident, Havzi Nela me të njëjtën akuzë si ajo me të cilën u pushkatuan martirët e shkurtit, akt terrorist, për vjershat e tij në të cilat denonconte regjimin. Sot Ministrinë e Brendshme e drejton nipi i xhelatit, Edip Çuçi, i cili 72 vite më parë si Zëvendësminister i Punëve të Brendshme, së bashku me xhelatin e dytë më të lartë të shqiptarëve, vrasësin serial Mehmet Shehu, hartoi listën e zezë të ekzekutimit të martirëve të shkurtit.

Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve të masakrës së shkurtit të vitit 1951, dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër kundër njerëzimit, ju bëjë thirrje shqiptarëve që në kujtim të martirizimit të tyre të vazhdojmë të pampomshtur revolucionin demokratik dhe të ndëshkojmë më 14 maj, me votën tonë, bastardët në pushtet të xhelatëve të barbarisë së 26 shkurtit me në krye, Edvin Kristaq Ramën.

Nderim përjetë martirëve të 26 shkurtit të vitit 1951! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco