Lajmi i fundit

Plagosën një person me thikë, dy të arrestuar në Durrës

Berisha: Shtyllë kryesore e revolucionit tonë janë zgjedhjet e 14 majit

Berisha: Shtyllë kryesore e revolucionit tonë janë zgjedhjet e 14 majit

20:30, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për një pjesëmarrje masive në protestën që organizon opozita me 3 mars.

“Të përgatitemi për të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, deklaroi Berisha në një takim me strukturat e Degëve të Tiranës.

Berisha: Këto ditë që na kanë mbetur, çdo anëtar dhe anëtare ka një detyrë, të trokasë në derën e fqinjit të vet, te i njohuri i vet, të telefonojë cilindo që mundet, ta ftojë që data 3 mars të jetë një arritje tjetër e revolucionit tonë demokratik. Të përgatitemi për të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Mahatma Gahndi konsideron mosbindjen civile si momentin e shenjtë të revolucionit paqësore. Ndaj dhe ne do të përdorim çdo formë të saj, kundër regjimit monist të Edi Ramës. Elementë, shtyllë kryesore e revolucionit tonë janë zgjedhjet e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco