Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e Ramës fitojnë të gjitha tenderat. Olsi Rama, eminenca gri e lojërave të fatit

Berisha: Baxhanaku dhe thjeshtra e Ramës fitojnë të gjitha tenderat. Olsi Rama, eminenca gri e lojërave të fatit

20:10, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e Tianës. Ai ka hedhur akuza të ashpra për aferat korruptive të Edi Ramës dhe famijes së tij

Berisha: Nëse ju merrni tendera, a mundet që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Jo kurrë. Nuk keni dëgjuar dhe nuk do të dëgjoni kurrë të marrë pjesë në tendera publike familjarë i një kryeministri që kërkon të jetë transparent.

Pa merrni pak, shkoni e shifni të dhënat. Dhjetëra tendera fiton baxhanaku i Edi Ramës, burri i motrës së Linda Ramës. Dhjetëra, dhjetëra.

Dhjetëra tendera fiton thjeshtra. Thjeshtra fiton në një kompani arkitektësh, në rregull. Mund të jetë e zonja, nuk kam asnjë vërejtje. Por nuk mund të fitojë tenderat njëri pas tjetri ajo kompani, se Europa ka me dhjetëra kompani, bota ka me qindra kompani. Se ajo, për definicion ajo kompani përjashtohet nga tenderat.

Dhe të gjithë këta, Erion Veliaj, kjo ministrja e Kulturës, çdo tender do ti fitojë ajo kompani ku punon thjeshtra e Edi Ramës.

Për të mos thënë, Olsi. Nuk ka më të rrezikshëm, më peshkaqen në kuptimin absolut të fjalës. Olsi Rama është njeriu që përcolli Genti Xhixhën, furnitorin kryesor të fabrikës së miellit në Xibrakë. E përcolli nga Shqipëria. Olsi Rama i del emri si eminenca gri e të gjitha lojërave të fatit në Shqipëri.

Pra çfarë është kjo betejë e jona, ky revolucion. Ky revolucion është për të shpetuar çdo shqiptar nga kjo organizatë kriminale që i varfëron, mjeron  që po i largon shqiptarët nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco