VIDEO/ Fjalë banale dhe fyerje ndaj deputetëve, të gjitha rastet kur Rama ka shfrenuar gjuhën në Kuvend

20:22, 15/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka thyer në shumë raste etikën në Kuvend, duke fyer, deputetët e opozitës por në asnjë rast, nuk është marrë masë disiplinore. Socialistët kanë përjashtuar kreun e PD, Sali Berisha për thyerje të etikës por asnjëherë nuk kanë guxuar të marrin masë ndëshkuese ndaj kryetarit të tyre, pavarësisht se fjalorit banal të kryeministrit në parlament.   

SYRI Tv

Socialistët përjashtuan me 10 ditë nga seanca plenare, kryetrarin e PD, Sali Berisha, me preteksin se ka përdorur një term të papranueshëm, që ka ofenduar deputetet socialiste, gjatë një deklarate për shtyp, në selinë e PD. 

Por siç vepron gjithmonë, mazhoranca ka tjetër standard kur flitet për kundërshtarin politik dhe tjetër standard për kryetarin e tyre.

Prej vitit 2013,  kur hyri për herë të parë në parlament, kryeministri Edi Rama ka përdor në shumë raste fjalë banale, ofenduese dhe ka sulmuar në një gjuhe jashtë çdo etike deputetët e opozitës, por asnjëherë ndaj tij nuk është marrë masë disiplinore.

Rasti më i famshëm është një nga përballjet në Parlament, mes tij dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ku Rama përdor një nga sharjet më banale, ndaj kreut aktual të PD.  

Sërish në Parlament, disa vjet më vonë, ndërsa zhvillonte replika me Berishën, Rama theu etikën përmes fjalorit banal. 

"Ti, gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen. Dhe t'i thotë qirje Saliut që nuk është një akt i fajshëm".

Edi Rama

Madje Kryeministri në shumë raste ka imituar deputetët e opozitës, i ka përqeshur, bullizuar dhe u ka vendosur epitete fyese por asnjëherë ndaj tij nuk janë marrë masat disiplinore.  

"Ti je si miza nën të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën. Pastaj, tapë, fshin buzët me peshqir dhe thotë se ne jemi europion, s'e duam ne Turqinë. Këta jeni ju. Pilaf, groshë... Palaço, ik ore zagar".

Edi Rama

Dhe ndërsa gratë deputete të partisë Socilaiste pretendojnë se ndihen të fyera, nga një deklaratë që kreu I PD,ka bërë për skandalin McGonigal, ato kanë harruar se si Edi Rama, ka fyer në një forme të paprecedentë, gjatë fushatës elektorale, ish deputeten demokrate Grida Duma. 

Edhe Gridare, Gridare oh-oho.

Edi Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco