Doris Pack: Rama nuk e do opozitën në zgjedhje. Ka ndërhyrë për vulën e PD!

20:14, 15/02/2023
A+ Aa A-

Doris Pack shprehet se kryeministri Edi Rama nuk do pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe opozitës, në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Në intervistën ekskluzive për Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, Pack tha se Partisë Demokratike po i mohohet vula e logoja dhe për këtë ajo fajëson ndërhyrjen e Edi Ramës. 

"Është mënyrë jo demokratike që t'i mohosh vulën dhe logon PD-së, kryetari i të cilës u zgjodh në një proces mbarëkombëtare, mori një vit që t'i jepej përgjigje. Të jep të paktën përshtypjen që Rama ka të gjithë mundësinë që të hyjë atje dhe të ndikojë, ç'ka është vërtetë turp dhe nuk është ç'ka meriton vendi. Rama është i interesuar të mos ketë opozitë në zgjedhjet e ardhshme dhe të ketë pengesa gjatë gjithë kohës prej njerëzve të tij në mënyrë që PD dhe opozita të mos jetë në zgjedhjet lokale. Mendoj që është e pamundur që gjithçka të jetë në duart e një personi dhe kjo është e papranueshme", tha Pack. 

Intervista e plotë për Syri Tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco