Vokshi në SYRI TV: Nuk ka një video, por ka disa video erotike dhe shumë pushtetarë

18:41, 15/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga kuvendi për shkak të deklaratës së kreut demokrat se, ka një video erotike me pushtetarë të sotëm dhe Charles McGonigal.

Por në SYRI TV, Alban Vokshi është shprehur se, ka disa video e jo vetëm një të tillë. Sipas saj, janë shumë qeveritarë të përfshirë në këto video.

‘Nëse ka një video, por në dijeninë time ka disa video. Jo një, por disa video të tjera të cilat nuk ka rëndësi.

Ka disa video në dijeninë time, dhe jo një pushtetar, por disa pushtetarë në dijeninë time. Por z. Berisha ka thënë se nuk do ti publikojë, por do ti çoj në komisionin parlamentar që do të ngrihet dhe e kemi firmosur dhe duhet të ngrihet, me Kushtetë dhe rregullore të parlamentit, apo do ti çoj në Komisionin e ngritur në kongresin Amerikan.

Pra i disponon si fakte, jo këto, por disponon shumë e shumë fakte të tjera dhe do ti depozitojë në komisione parlamentare’, u shpreh Albana Vokshi më SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco