Përjashtimet/ Maho: S'ka ndodhur kurrë që të përgjysmohet opozita në Parlament pse proteston

18:19, 15/02/2023
A+ Aa A-

Plot 18 deputetë të Partisë Demokratike ka përjashtuar Edi Rama për tre javë nga pjesëmarrja në seancat plenare të Parlamentit. 

Argumentet e mazhorancës janë aspak bindëse, madje në kufijtë e qesharakes. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, gazetari Armand Maho tha se s'ka ndodhur kurrë që të përgjysmohet opozita në Kuvend, për faktin se po proteston. 

"S'ka ndodhur kurrë të përgjysmosh opozitën pse proteston në Parlament, qoftë edhe për diçka që mund të jetë e padrejtë. Kur ka qenë PS në opozitë ka protestuar edhe për gjëra kot. Kjo ka të bëjë me paraqitjen e Edi Ramës nesër. Ka hequr pjesën më të zëshme të grupit parlamentar, ka hequr Sali Berishën të parin, Belind Këlliçin, Luçiano Boçin, Gazment Bardhin, ka hequr morinë e deputetëve që janë më të zëshëm. Sidomos për çështjen McGonigal që duhet të japë shpjegime Rama, sepse ka tre javë që fshihet. Ndoshta është edhe ajo që thonë juristët, çdo gjë që thua do të të përdoret kundër në gjyq, mund të jetë këshillë nga avokatët e vet. Do apo nuk do Rama, në Parlament do flasë se e ka detyrim Kushtetues. Një kryeministër i një vendi të vogël korruptoi zyrtarin e FBI", u shpreh Maho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco