Nuk i do në seancë, Rama urdhëron përjashtimin e Berishës dhe deputetëve të PD

Nuk i do në seancë, Rama urdhëron përjashtimin e Berishës dhe deputetëve të PD

16:00, 15/02/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka marrë guximin dhe do të paraqitet nesër në parlament, pas gati 1 muaj mungese, që kur shpërtheu skandali McGonigal dhe përfshirja e tij në këtë akt korrupsioni.

Por përpara se të shkojë në seancë, ai ka urdhëruar që pjesa më vitale e opozitës të përjashtohet sepse, nuk mund të përballet me ta.

Kështu, me urdhër të Edi Ramës, vasalët e tij në kuvend kanë vendosur që të përjashtojnë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe dy deputetë të saj, Belind Këlliçi, Edi Paloka.

Kështu, mësohet se komisioni ka përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

Për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit.

Aktualisht Edi Rama me mazhorancën e tij ka përjashtuar 16 deputetë opozitarë nga kuvendi, një gjë e pandodhur kurrë më parë jo vetëm më parlamentin e Shqipërisë, por askund tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco