FOTO/ Këlliçi: Kjo është arma e ftohtë që rrezikoi shëndetin e Ramës dhe Linditës

FOTO/ Këlliçi: Kjo është arma e ftohtë që rrezikoi shëndetin e Ramës dhe Linditës

15:48, 15/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti  i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe kandidati për bashkinë e Tiranës nga opozita,  duke folur para gazetarëve tregoi se po përjashtohej nga parlamenti, për shkak të një stativi telefoni.

Fjala e Belind Këlliçit para Kuvendit:

Të ju tregoj se për çfarë jam përjashtuar unë.

Pretendohet nga Komisioni i Etikës që unë kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin, është kauçuk, dhe e kam gjetur brenda sallës së parlamentit nuk e kam futur unë. Këta 7 kolegët paskan parë video që unë kam futur fshehurazi këtë pajisje kaq të rrezikshme për shëndetin e Edi Ramës dhe të Lindita Nikollës në seancë.

Ftoj të nxjerrin videon ku e kam futur unë fshehurazi, dhe se çfarë dëmi shkakton një pajisje e thjeshtë që shërben vetëm për të mbajtur telefonin.

Unë përjashtohem për herë të dy brenda tre javësh nga Kuvendi, në një seancë ku unë nuk flas, unë akuzohem se kam fyer, kam shkelur kodin e etikës, ndërsa unë nuk kam folur në seancë.

Akuzohem se kam bllokuar foltoren, kur ndërkohë kryetarja e parlamentit thonte se foltorja, mikrofoni nuk funksionon, ka një gabim teknik dhe pasi na lanë 20 minuta në errësire. I gjithë shqetësimi është se këtu nuk ka qytetarë shqiptarë që nuk e kupton, që Edi Rama nesër të vijë në parlament dhe të tentojë të mos ketë opozitën aty, për të bërë debat për rastin e McGonigal. Do apo nuk do Lindita Nikolla, apo Edi Rama kësaj afere do ti shkohet deri në fund dhe opozita do të flasë.

Kjo është një manovër e turpshme dhe po tentohet të na mohohet fjala. E vetmja gjë që kemi është fjala dhe ne nuk heqim dorë. Unë si i ri mbi të gjitha, edhe pse do të jem edhe për 1 muaj në parlament, aq sa do të kem mundësinë do të qëndroj fort për të thënë të vërtetat e të gjithë atyre shqiptarëve, e 750 mijë qytetarëve që na kanë votëbesuar në zgjedhjet e fundit dhe atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që takoj çdo ditë që duan të dëgjojnë të vërtetën dhe duan transparencë.

Do apo nuk do Edi Rama, nesër në orën 10:00 do të ketë një protestë tjetër, para parlamentit, brenda dhe jashtë parlamentit. Nëse është burrë dhe është i papërlyer ai dhe i vogli i tij në Bashkinë e Tiranës, të vijnë dhe të japin sqarime për këtë çështje, çfarë problemi ka.

Këta që ke frikë të hapësh frigoriferin se të dalin në ekran, ke frikë të ecësh në rrugë se i sheh diku, ke frikë të ecësh se të mbysin çdo hapësirë publike, këta janë zhdukur nga ekrani. Nuk ka logjike të një qytetari të thjeshtë që ta kuptojë se e gjitha  kjo bëhet për të shantazhuar opozitën, për të na mbyllur gojën dhe për të mos bërë transparencë në opinionin publik për këtë rast skandaloz që prek shtetin tonë dhe sigurinë kombëtare të SHBA.

Të mos shqetësohen, vendimi aty do të jetë marrë me siguri, do jemi përjashtuar, kemi kryer vepër penale, por të paktën jam krenar që akuzohem për këtë pajisje e nuk akuzohem dot as për ndonjë incenerator, apo aferë, as për vrasjen e Ardit Gjoklajt as për leje ndërtimi në qendër të Tiranës dhe beton. Pa merak këtu na kanë, ne nuk do të heqim dorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj15/02/2023 18:28

Për ER-in e dinë tashmë të gjithë (edhe jashtë kufijëve) që është pjellë djalli.., por pë këtë "të urtën" veç shkarkimit nga ministre nuk dimë të ketë bërë marrëzira ose spiropalizëm.. atëherë pse sillet kaq djallzisht!?!

Shto koment

Denonco