Përjashtimet/ Këlliçi: Rama e bën që të mos ketë opozitë! Aferës McGonigal do i shkohet deri në fund

Përjashtimet/ Këlliçi: Rama e bën që të mos ketë opozitë! Aferës McGonigal do i shkohet deri në fund

15:37, 15/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar në një prononcim për mediat se është përjashtuar nga Parlamenti për futjen e një pajisje për mbajtjen e telefonit.

Sipas tij, këtë pajisje nuk e ka futur në Parlament, por e ka gjetur brenda ambienteve të saj.

Këlliçi u shpreh se kjo është një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur opozitën larg parlamentit.

Këlliçi: Pretendohet nga komisioni i etikës që kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin. Blihet në çdo dyqan. E kam gjetur brenda sallës së Parlamentit. Më thonë se kam futur këtë pajisje, pretendojnë se e kanë parë me video. Të më tregojnë se çfarë të keqe i bën shëndetit të Ramës kjo pajisje. Akuzohem se kam bllokuar foltoren, ndërkohë që kryetarja e Parlamentit thoshte se nuk funksiononte mikrofoni i foltores. Kjo bëhet që Edi Rama të vijë në Parlament dhe të mos ketë opozitë aty. Do apo jo Lindita Nikolla, kësaj afere do i shkohet deri në fund. Unë si i ri mbi të gjitha, do qëndroj fort.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco