Protesta/ Ilir Meta: Më datën 3 mars, pa asnjë diskutim, në solidaritet të plotë me Partinë Demokratike!

Protesta/ Ilir Meta: Më datën 3 mars, pa asnjë diskutim, në solidaritet të plotë me Partinë Demokratike!

14:24, 15/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë sot nga selia e PD për një protestë me rëndësi të veçantë më datë 3 mars në Tiranë, ditën kur gjykata vendos për vulën e PD: "U bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë axhendën me datën 3 mars, do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat" tha ai. 

Dhe pak më pas, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në mbështetje të partisë më të madhe të opozitës duke deklaruar se janë në solidaritet të plotë me Partinë Demokratike dhe protestën e thirrur prej saj më 3 mars, ditën kur pritet vendimi për vulën e Partisë Demokratike. Protesta do të vërë në shënjestër atë që Meta e cilësoi si "drejtësia e Surrelit" apo "Ramaforma". 

“Z. Meta, a do të merrni pjesë në protestën e PD më 3 mars, që do të zhvillohet në një ditë specifike për demokrattë, kur Gjykata e Apelit do të shqyrtojë kërkesën e PD?- ishte pyetja që iu drejtua nga gazetarët.

Ilir Meta tha: “Çështja e PD-së nuk është çështje e demokratëve, është çështje e vetë demokracisë, e pluralizmit politik, e shpartallimit të grushtit të shtetit, që është një proces i nisur shumë herët prej asaj që e kemi shpjeguar, “Ramaforma”.

“Ramaforma” është drejtësia e Surrelit dhe drejtësia e Surrelit urdhëron atë kancelaren e gjykatës, që mori vendimin gjykatësi, shumë të argumentuar dhe që e keni parë dhe ju publik, që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër.

Kjo është "Drejtësia e Surrelit"! Shqiptarët në datën 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, të gjithë prokurorëve, të mos bëhen bedela të Edi Ramës dhe të McGonigalëve, se atë e ka përdorur edhe këtu ai për të takuar prokurorë, gjyqtarë, për të vizituar institucionet e drejtësisë gjoja në emër të FBI, gjoja në emër të SHBA, prandaj në datën 3 mars pa asnjë diskutim jemi në solidaritet të plotë me Partinë Demokratike, me demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Jemi të sigurt se 3 mars janë në solidaritet të plotë edhe gjithë socialistët me këmbë në tokë, patriotë, qytetarë që kanë bindjet e tyre politike, por që duan normalitet në vend dhe që kërkojnë edhe ata llogaridhënie.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco