Meta: Revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës!

Meta: Revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës!

14:13, 15/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se “revolta popullore është më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës”.

Në një deklaratë para mediave, Ilir Meta tha ndër të tjera: “Me Edi Ramën kryeministër, vendi vetëm zhytet në korrupsion duke u renditur i pari në kontinent për korrupsion, i dyti në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova vetëm në dy vite qeverisje është përmirësuar në mënyrë spektakolare me 20 vende në luftën kundër korrupsionit dhe ndaj dhe pagat dhe pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pagave dhe pensioneve në vendet fqinjë.

Ndaj dhe pedagogët tanë kërkojnë dhe ëndërrojnë që paga e tyre pas dy vjetësh të jetë, sa ç’e kanë pedagogët e Kosovës sot.

Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre solemn dhe nuk do të lejojnë që Edi Rama me korrupsionin e tij skizofrenik të prodhojë vetëm mjerim dhe shpopullim duke vjedhur taksat dhe pasuritë kombëtare për të mbajtur në këmbë këtë regjim të kalbur nga hajdutëria dhe krimi siç u faktua në aferën e zezë shtetërore McGonigal që ka tronditur SHBA po dhe të dyja anët e Atlantikut.

Revolta popullore është më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, i cili kërkon të asgjësojë tani edhe Kuvendin, sepse kërkon të shuajë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve në zgjedhjet e fundit të certifikuara, të vjedhura nga Edi Rama më 25 prill. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco