Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Protesta e nesërme para parlamentit/ Berisha: Do jetë ditë beteje! RamGonigali nuk duhet të hyjë në Kuvend

Protesta e nesërme para parlamentit/ Berisha: Do jetë ditë beteje! RamGonigali nuk duhet të hyjë në Kuvend

13:43, 15/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbajti një fjalim përpara deputetëve demokratë një ditë përpara seancës së të enjtes, ku do jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Berisha tha se protesta e opozitës do të fillojë në orën 10:00, pasi Edi Rama nuk duhet lejuar të hyjë në Kuvend.

“Nesër është betejë, ditë beteje!

McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA, meriton një ndëshkim ekzemplar. Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të pluralizmit dhe demokracisë, është largimi i tij nga pushteti.

Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata, për turpin e tyre, marrin përsipër të përjashtojnë një grup tjetër deputetësh nga parlamenti pasi Edi Rama pas një muaj do shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë. Kjo është e vërteta.

Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin, për të mos thënë edhe disa të tjerë, tani ka vendosur të hyjë në parlament. Ky përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij,” tha Berisha.

“Nesër është një ditë prove, prove e fortë. Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament.

A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali? Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë.

RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda parlamentit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco