Skandali me përjashtimet në Kuvend/ Pack: Pse nuk flasin ambasadorët?

Skandali me përjashtimet në Kuvend/ Pack: Pse nuk flasin ambasadorët?

11:31, 15/02/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste ka propozuar që edhe katër deputetë të tjerë të PD të përjashtohen nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Vendimi do të merret të mërkurën e 15 shkurtit, në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës që nis në orën 14:00.

Në këtë mbledhje do të vendoset lidhur me kërkesën e bërë nga një grup deputetësh socialistë, për përjashtimin e katër deputetëve të PD, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Kelliçi, Edi Paloka.

Parlamenti vazhdon të refuzojë diskutimet për skandalin Rama-McGonigal, i njohur edhe si afera më e madhe në historinë shqiptaro-amerikane. Por sikur të mos mjaftonte kjo, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po i përjashton deputetët demokratë në mënyrë skandaloze, vetëm pse po flasin në parlament.

Pavarësisht kësaj sjellje kaq brutale dhe antidemokratike nga ana e saj, asnjë diplomat i huaj në Tiranë nuk ka reaguar për këtë skandal. Ish-eurodeputetja Doris Pack e ka kritikuar heshtjen e ambasadorëve evropianë, në një kohë kur parlamenti po përdoret nga Edi Rama në mënyrë kaq të rëndë.

“Në Shqipëri: mazhoranca socialiste në parlament ka përjashtuar 18 deputetë të opozitës për dhjetë ditë nga seancat plenare.

Asnjë ambasador, as nga BE dhe as nga OSBE, nuk ka reaguar.

PD po kërkon diskutim dhe përgjigje për përfshirjen e mundshme të kryeministrit Rama në aferën e korrupsionit të agjentit të FBI në SHBA,” shkruan ajo.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se do vijojë protestat e saj përpara parlamentit dhe brenda sallës plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco