Andri Nurellari: Skandali më i përbujshëm i kohërave, fakte të reja për Rama-McGonigal

11:30, 15/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte studiuesi i politikës dhe anëtari i kryesisë së PDK-s në Kosovë, Andri Nurellari.

Nurellari është shprehur se ky është një megaskandal që nuk ka ndodhur kurrë mes shteteve më pro amerikane në europë dhe më gjerë, problemet për qeverinë shqiptarë do të shtohen nga dita në ditë.

"Nga aktakuza nuk përmendet se ka takuar zyrtarë të lartë të Kosovës, sepse pjesa e akakuzës ndaj McGonigal në kthim prej një vendi tjetër ai nuk ishte raportuar mbi zyrtarë të lartë si ndër një individët të rangut më të lartë ai e kishte të detyruar të sillte detaje për këto takime me zyrtarë shtetëror.

Kur faktet të shpalosen më hollësisht për akuzat dhe të shohim se çfarë do të dalë nga kjo gjë. SI skandal është shumë  i rëndë , kur shikohet nga Kosova shikohet me keqardhje, sepse kemi dhe një kryeministër kokëfortë si Kurti që ka dalë kundër tyre. Dy shtetet që janë më proamerikanë në botë kanë në krye dy kryeministra që janë kundër amerikës dhe vijës së tyre politike.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare që e kanë theksuar këtë problem ku Shqipëria është shëndrruar në një vend me dimension të përfshirjes në rrjetet të karteleve të drogës dhe kemi banda që po arrestohen në europë.

Kjo është si një kronikë luftë që po përsëritet shpesh dhe nuk është më një gjë e rë, u bënë vite që e kemi kthyer në normalitet dhe përditshmëri.

E vërteta është se në aspektin moral kemi një barazim ose humbje të epërsisë që ka pretenduar mazhoranca aktuale por proamerkanizmit, dhe del tani se ato nuk e kanë këtë fuqi morale më ndaj saj sepse ata janë ekspozuar në këtë megaskandal dhe problemet ndaj drejtuesve të qeverisë tani do të shtohen."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco