Lajmi i fundit

‘Miliona euro tendera për familjarët’/ Berisha kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama

VIDEO/ Momente interesante nga protesta historike e 11 Shkurtit: Rama të japë dorëheqje!

21:55, 11/02/2023
A+ Aa A-

Mijëra shqiptarë iu përgjigjen thirrjes së Partisë Demokratike dhe partive opozitare, për një protestë kombëtare dhe masive në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për largimin e Edi Ramës. 

Skandali me Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i FBI i cili u korruptua nga kryeministri shqiptar për të goditur opozitën dhe PD-në përmes lobingjeve në SHBA, ka tronditur mbarë opinionin. 

Produkt i këtij korrupsioni deri në qendrën e FBI është edhe shpallja non grata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

Korrupsioni, vjedhjet, abuzimet, varfëria ishin arsyet e forta që i shtynë shqiptarët t'i drejtoheshin sheshit të protestës të cilat, siç paralajmëroi kryedemokrati, do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e Edi Ramës. 

Syri.net sjell përmes pamjeve nga droni, me video, momentet më interesante nga protesta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku siç edhe shihet, pjesëmarrja ishte ndër më të mëdhatë që është parë ndonjëherë. 

Për tre orë me radhë qytetarët shqiptarë protestuan dhe i kërkuan dorëheqjen Edi Ramës i cili nisur nga aktakuza amerikane (përmendet 14 herë), duhet t'i dorëzohet departamentit të drejtësisë, pa imunitet diplomatik, për veprën e rëndë penale të korruptimit të zyrtarit të FBI.  

Protesta e radhës do të jetë ditën e hënë në orën 17.00 para selisë së Parlamentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco