Axhenda e vitit jubilar të Kosovës: 15-Vjetori i Pavarësisë dhe 25-Vjetori i Epopesë së UÇK

Axhenda e vitit jubilar të Kosovës: 15-Vjetori i Pavarësisë dhe 25-Vjetori i Epopesë së UÇK

11:01, 09/02/2023
A+ Aa A-

Viti 2023 është vit jubilar për Kosovën. Ai shënon më 17 shkurt,  15-Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25- Vjetorin e Epopesë së UÇK-së, festa këto për të gjithë kombin shqiptar.

Me këtë rast janë përgatitur ceremoni të shumta shtetërore, Zv.Kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku prezantuan dje axhendën e aktiviteve.

Në fjalën e rastit, z. Bislimi tha:

"25 vite më parë gurthemeli i Kosovës tonë u vendos në Prekaz, me zemrat e zjarrta të Jasharëve që u flijuan për liri. Nuk kishte mundësi tjetër. Dekadat e shtypjes ishin edhe dekada e rezistencës, të lara me gjakun e dëshmorëve e martirëve tanë. Prandaj, Jasharët që e nisën epopenë nuk ishin as të papritur e as të çuditshëm. Por ishin përfundimi logjik i përballjes së rezistencës me pushtimin, ishin fillimi i fitores.

E 15 vite më parë në Prishtinë u ngritën shtyllat e Kosovës tonë, me pavarësinë dhe me kushtetutën republikane e parlamentare. Deputetët e asaj legjislature dhe firmëtarët e pavarësisë, do të mbeten në histori, sepse Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm.

Sivjet, e kemi një vit jubilar. Është 25 vjetori i Epopesë dhe 15 vjetori i Pavarësisë. Festa këto jo vetëm për Kosovën por për krejt shqiptarinë. Jasharët i vunë gurët e themelit, firmëtarët i ngritën shtyllat me Pavarësinë, e neve që vijmë më pas e kemi për detyrë të ngremë muret e Kosovës si vend i qytetëruar, demokratik, punëtor, ku avancon kultura dhe ekonomia. Rilindasi Sami Frashëri njëherë ka thënë “Liria është thelb i shpirtit dhe i mendjes”.

Meqënëse këtë vit do të shënojmë përvjetorin jubilar të 17 shkurtit dhe 5, 6 dhe 7 marsit, Qeveria e Republikës së Kosovës, po përkujdeset që të kemi një program të begatë dhe të denjë për këto data. Me vendim të Kryeministrit Kurti, me 13 dhjetor është caktuar Këshilli Organizativ për shënimin e këtyre dy datave dhe mua më është besuar kryesimi i tij. Ndërsa bashkëkryesues dhe përgjegjës për barrën kryesore të punës u caktua ministri Çeku."

 

ImageImage

ImageImage

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco