Skandali Rama-McGonigal/ Business Insider: FBI nuk dha miratimin për...

Skandali Rama-McGonigal/ Business Insider: FBI nuk dha miratimin për...

09:51, 09/02/2023
A+ Aa A-

Mediat dhe analistët pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama, kanë mohuar dhe vazhdojnë të mohojnë lajmin se kryeministri i tyre është nën hetim në SHBA.

Por një nga mediat më të rëndësishme në SHBA, ‘Insider’, pati publikuar që në shtator të vitit të shkuar dokumentin e Jurisë së Madhe, ku thuhet se kryeministri Edi Rama personalisht, por edhe e gjithë qeveria e tij, janë nën hetim për skandalin McGonigal.

Sipas dokumentit, prokuroria ka kërkuar që Rama dhe qeveria e tij duhet të dorëzojnë çdo regjistrim, material apo dokument në lidhje me Charles McGonigal.

Por pikërisht në shtator të vitit të shkuar, Insider publikonte edhe të dhëna interesante për lidhjen e ngushtë mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal.

“Dy burime i thanë Insider-it se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.

Sipas një emaili të rishikuar nga Insider, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të emailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një firme amerikane, të cilën kryeministri po mendonte ta punësonte për një nismë kundër korrupsionit.

Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte ‘një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë Juri të Madhe dhe asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë.

Nuk ka pasur kurrë takime me firma, dhurata, pagesa apo rimbursime udhëtimesh para apo pasi zoti McGonigal të largohej nga puna’,” shkruante portali i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco