Emri në listën e 'Aktiv1stit', kreu i KLP: S'e kam shkarkuar dhe përdorur asnjëherë atë aplikacion

Emri në listën e 'Aktiv1stit', kreu i KLP: S'e kam shkarkuar dhe përdorur asnjëherë atë aplikacion

19:15, 08/02/2023
A+ Aa A-

Alfred Balla, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka mohuar të ketë parë, shkarkuar apo përdorur ndonjëherë aplikacionin e Partisë Socialiste 'Aktiv1sti'.

 Një ditë pasi i doli emri në listën e publikuar, për të cilën u raportua fillimisht se bëhej fjalë për përdoruesit e këtij aplikacioni, Balla thotë se nuk e ka as idenë se për çfarë shërben kjo lloj platforme.

Në reagimin zyrtar, kreu i KLP-së shton me bindje se anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco