VIDEO-SYRI TV/ Smith për zgjedhjet e 14 majit: Sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë

18:41, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duhet të jenë larg krimit dhe korrupsionit. Ishte ky mesazhi që ka dhënë nga Elbasani Ambasadori britanik Alastair King Smith. Ai bëri të qartë se do ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion.

Nga SYRI TV

Kur kanë mbetur pak kohë nga zgjedhjet e 14 majit, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith ka dhënë mesazh se kandidatët nuk duhet të kenë asnjë lidhje me krimin dhe korrupsionin. Smith ka paralajmëruar sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion.

Smith është ndalur edhe tek një nga problemet më të mëdha të kohëve të fundit, që janë emigrantët e paligjshëm në Britani. Ai bëri me dije se të gjithë do të kthehen, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco