‘Aktivisti’/ Nikolla: Partia Socialiste ka shkelur ligjin, duhet të gjobitet rëndë

18:23, 08/02/2023
A+ Aa A-

Aktivisti i rrjetit të Diasporës Daniel Nikolla në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Britania për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ka deklaruar se aplikacioni “Aktivisti” nga qeveria është një shkelje e rëndë e kodit, ku sipas ligjit Partia Pocialiste duhet të gjobitet.

Në lidhje me këtë situatë Nikolla ka bërë një krahasim me Partine Naziste në Gjermani në vitin 1933 ku thekson se qeveria po vepron njësoj duke centralizuar mesazhet dhe kontrolluar identitetin e punonjësve.

Në këtë rast kemi konflikt të madh interesi dhe shkelje të kodit që është parashikuar dhe zhvilluar në të gjithë Europën, pjesë e së cilës ne aspirojmë të bëhemi pjesë, ose pretendohet nga qeveria aktuale dhe kjo në një shtet tjetër do dënonte qeverinë apo këdo nga institucionet, qeveritar ose jo me 20 milion paund ose 4% të GDP apo të ardhurave të tyre vjetore. Mund ta mendosh sesa mund të ishte pagesa apo borxhi që do të krijonte shteti nëse merrte një gjobë për këtë. Gjykata duhet të merret me partinë socialiste e cila e ka zhvilluar aplikacionin dhe kompaninë që e ka ndihmuar sepse ka shkelje të ndryshme ligji. Nëse gjykata shqiptare duan ta ndjekin këtë rast edhe përtej kufijve të Shqipërisë do të kishte një gjobë shumë të madhe  për partinë socialiste  që mbase do e çonte në atë pikë ku nuk mund të kishte të ardhura të mjaftueshme për të vazhduar fushata

Një rast që është super i ngjashëm me këtë është  në vitin 1993 kur nazistët erdhën në pushtet. Atëherë ndryshoi çdo gjë, u centralizua dhe me zhvillimin e kësaj platforme është e njëjta gjë, pra centralizim i mesazhit, zhdukje nga filti i çdo personi për informacionet që ne duam të shohim. Pra ka nivele shumë të tmerrshme që mund ti krahasojmë, pa frikë edhe pse me rezerva, me partinë naziste në Gjermani 93”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco