Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Spahia takim me krerët e politikës italiane: I pres së shpejti në Shkodër, për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi

Spahia takim me krerët e politikës italiane: I pres së shpejti në Shkodër, për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi

18:08, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me krerët më të lartë të politikës në Itali.

Spahia është shprehur se gjatë bashkëbisedimit i kam prezantuar potencialet e Shkodrës dhe lidhjet e saj të hershme me Italinë, duke i ftuar që të vizitojnë qytetin, për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi.

Postimi:

Kënaqësi të jesh mes drejtuesve të lartë të politikës në Itali, një prej shteteve mike të Shqipërisë dhe mbështetëse e fortë e vendit tonë në proçeset integruese evropiane, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik.

Me z.Matteo Salvini,  Zëvendës Kryeministër i Republikës së Italisë si dhe ministër i Transportit dhe Infrastrukturës,  z.Giancarlo Giorgetti, Ministër i Ekonomisë dhe Financës, si dhe z. Attilio Fontana, president i Rajonit të Lombardisë biseduam rreth situatës aktuale politike që po kalon Shqipëria, krizat me të cilat po përballemi, sfidën e integrimit në BE, kontributin e çmuar të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Itali për të dy ekonomitë tona, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në sektorët jetik të ekonomisë, ku fokusi im padiskutim ishte Bashkia Shkodër.

Duke ju prezantuar potencialet e Shkodrës dhe lidhjet e saj të hershme me Italinë, i ftova miqtë e mi që të vizitojnë qytetin tonë, për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi.

Jam i bindur se mbështetja e një shteti mik si Italia nuk do të mungojë asnjëherë, prandaj rikthimi tek nivelet e larta të shkëmbimeve tregtare, turistike, kulturore etj, janë një mundësi e mirë zhvillimi për Bashkinë Shkodër dhe Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco