Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

VIDEO-SYRI TV/ Çështja McGonigal, Balluku: Rama nuk ka për çfarë të sqarohet

17:55, 08/02/2023
A+ Aa A-

Zv/kryeministrja Belinda Balluku u mundua të justifikojë faktet e publikuara për përfshirjen e kryeministrit në çështjen e ish zyrtarit të FBI, duke tentuar ta përqendrojë debatin te ish-partnerja e McGonigal. Balluku tha se ish-partnerja e Mcgonigal u pagua, për të dhënë intervistë në një televizion shqiptar, megjithëse kjo nuk lehtëson pozitat e kryeministrit, për përfshirjen në këtë skandal.

Nga SYRI TV

Ndërkohë që mediat ndërkombëtare vazhdojnë të publikojnë skandalin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal që mori para për të ndikuar në SHBA, për llogari të kryeministrit, numri dy io qeverisë, Belinda Balluku është munduar tu shmanget këtyre fakteve, duke e përqendruar këtë çështje te ish partnerja e McGonigal, Alisson Guerrero.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të ministrave, Balluku u justifikua duke thënë se isha partnerja e McGonigal është paguar për të dhënë një intervistë në mediat shqiptare, pavarësisht se kjo gjë, nuk lidhet me përfshirjen e kryeministrit ne aferën e ish zyrtarit të lartë të FBI.

Deklaratat e zv/kryeministres, vijnë një ditë pasi Partia Socialiste, refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e Kryeministrit, lidhur me përfshirjen e tij, në skandalin e ish shefit të kundërzbulimit në FBI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco