SYRI TV/ Rama krenohet me 'Aktivistin': S’keni parë gjë akoma

17:52, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje, dhe ka shprehur krenarinë për aktivistët e PS, pas publikimit të skandalit, me plaformën e ps,  që përdoret për të kontrolluar addministratën. Nga ana tjetër, PD e cilësoi këtë platformë si një mjet terrori ndaj administratës, ndërsa theksoi se gjyqtarë dhe prokurorë janë në këto lista, duke bërë propagandë për PS.

Syri Tv

Pasi ka shprehur krenarinë për patronazhistët, kryeministri Edi Rama, ka shprehur simpatinë edhe për aktivistët e Partisë Socilaiste, pas  publikimit të skandalit, në lidhje me plaftormën e përdorur nga mazhoranca, për të mbajtur nën presion administratën shtetërore.

Duke rikthyer një video të vjetër, me aktivistët e Partisë Socilaiste, Rama reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje aktivistëve të vijojnë punën e tyre dhe duke përdorur shprehjen e tij të fashmë, që kundërshatrët s kanë parë asgjë akoma. 

Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste, siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët. Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur. Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma. 

Edi Rama, Kryeministër

Për skandalin reagoi edhe Partia Demokratike që e cilëson platformën aktivisti si një mjet terrori ndaj adminisitratës.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo foli edhe për emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që gjendet në platformë, duke thënë se sistemi i drejtësisë po punon për propagandën e PS.

Partia Socialiste pranoi sot, autorësinë e platformës aktivisti, e cila shërben për të vlerësuar performacën e më shumë se 90 mijë punonjësve të administarës në rrjetet socialse, në kuadër të propagandës së mazhorancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco