VIDEO-SYRI TV/ SPAK nis e hetimet për njeriun e Bledi Çuçit, i'u gjetën 30 mijë euro në çantë

17:43, 08/02/2023
A+ Aa A-

Disa ditë pas shoqërimit të tij në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria e Posaçme konfirmon nisjen e hetimeve për Endri Muallain, drejtorin e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme. Teksa ai u la I lirë pas disa orësh, burime jo zyrtare, thonë se i janë sekuestruar rreth 30 mijë euro, teksa në një përgjigje për Syri Televizion, SPAK nuk konfirmon por as nuk mohon këto veprime. Mullai rezulton i lakuar për firmosjen e tenderave edhe ndaj subjekteve me precedent kriminal.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet ndaj Drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai. Disa ditë më parë ai është shoqëruar nga agjentët e  Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nga kontrolli fizik, burime jo zyrtare bëjnë me dije se Mullait i janë gjetur rreth 30 mijë euro, ndërsa Syri Televizion iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion, Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet por edhe shumën e parave që i janë sekuestruar.

SPAK pranoi se ka në hetim procedimin penal nr. 179/2022 dhe se është në fazën e hetimit paraprak. Por sa i përket sekuestrimit të parave dhe vlerës në fjalë, në përgjigjen e kësaj Strukture nuk bëhen të ditura detaje për shkak të sekretit hetimor.

Mullai u shoqërua para disa ditësh nga BKH ndërsa burime jo zyrtare konfirmuan se ishte ushtruar kontroll edhe në banesën e tij. Qëndrimi i zyrtarit në ambientet e BKH-së ka zgjatur vetëm disa orë, pasi në rrethana të paqarta është lënë i lirë.

Mullai rezulton emër i lakuar dhe ndaj tij ka patur edhe pretendime në lidhje kryesisht me tendera dhe favorizim të segmenteve të caktuara. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një nga çështjet që po heton SPAK është ai i tenderave të dhëna ndaj bashkëshortes së Gentian Sharrës, i cili akuzohet nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për vrasje dhe përfshirje në grabitjen e Rinasit.

2.5 milionë Euro është një nga tenderat për furnizimin me mish, nëpërmjet subjektit ‘Olta Sharra’ që figuron në emër të bashkëshortes së tij, e cila edhe më herët kishte marrë tendera për institucione të tjera në qarkun e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco