Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Alizoti: Rama ka dezertuar, duhet protestë jo mitingje

Alizoti: Rama ka dezertuar, duhet protestë jo mitingje

17:03, 08/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti referuar tubimit të thirrur nga opozita më 11 shkurt ka deklaruar se është kundër mitingjeve dhe duhen organizuar protesta që të izolojnë Ramën, i cili sipas tij pas publikimit të skandalit McGonigal ka “dezertuar”.

Ai u shpreh Rama s’mund të përfaqësojë më Shqipërinë në botë dhe është “turp për një kryeministër që fshihet, të mbajë postin, ose ta lërë”.

“Jemi në dorë të Edi Ramës. Politikisht është i dënuar, është i përfunduar. Ai njeri që deri dje të dilte edhe në frigorifer, tani është fshehur. Po hetohet. Ambasada e SHBA duhet të jepte një reagim.

Është krizë institucionale. Ligjërisht nuk duhet të përfaqësojë më Shqipërinë jashtë. Ky individ nuk është i pjekur për të qenë Kryeministër, nëse pranon të hyjë në këto afera duhet t’i dalë për zot.

Fakti që e kanë kontrolluar mos dil do të thotë se humb kontrollin. Ai është i frikësuar, është turp për një kryeministër. Mbaj postin ose lëre.

Shqiptarët në protestë dalin për veten e tyre, një pjesë e madhe e politikanëve e kanë rregulluar jetën e tyre, kjo është një gjë që cenon interesat e Shqipërisë, shkatërron opozitën. Duan të jenë si Evropa, nëse shkatërron opozitën s’ka demokraci. Duhet të bllokojë dhe izolojë Ramën, protestë ku Rama të izolohej. Mjafton të shikojë qytetet e mëdha të Evropës.

Protesta mund të qëndroj në shesh, të bllokosh por jo mitingje, u shpreh ai për Panorama Tv.

Protestat nuk organizohen duhet të ndodhin. Kërkojmë që kryeministri të vijë në interpelancë dhe s’vjen. Kryeministri aktual s’mund të përfaqësojë më Shqipërinë në botë.

Duhet të jetë rezistencë ndaj një njeriu. Kryeministri nuk është përgjigjur për asgjë. Gjykatat s’merren me të, por me njerëzit e thjeshtë. Hetim serioz është për atë që është në pushtet. Populli duhet të reagojë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco