‘Aktivisti’/ Muçollari: Aplikacion i paligjshëm! Qeveria po vendos sigurimin e shtetit në administratë

16:43, 08/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka folur për skandalin e publikimit të listës me mijëra punonjës të administratës si aktiviste të PS, mes tyre 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë.

Muçollari theksoi se ky aplikacion është i paligjshëm pasi shkel statusin e nëpunësit civil  dhe të dretat e njeriut për të dhënat personale.

Sipas Muçollarit, qeveria po mundohet si të përdorë një instrument për të vendosur sigurimin e shtetit në mënyrë moderne të aplikuar në administratën publike dhe në qeveri.

Muçollari: Aktivisti është një aplikacion i PS që bën të mundur kontrollin e njerëzve, ka për qëllim monitorimin dhe përgjimin e njerëzve që kanë për qëllim të bëjnë shpërndarjen e lajmeve të propagandës të ministrave të qeverisë që është në funksion të partisë pra të pushtetit.

Punonjësit e administratës u është vendosur target për tu regjistruar në këtë aplikacion dhe pjesa dërrmuese është regjistruar për shkak të këtij presioni me kërcënim për largim nga vendi i punës.

Punonjës të caktuar që paguhen me taksat tona kontrollojnë ecurinë ecurinë e punonjësve se sa pëlqime sa shpërndarje apo komente i kanë bërë lajmeve të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Këta duhet të shpërndajnë lajmet e PS. Ky aplikacion krijon mundësinë që të hyjnë në telefonin dhe të dhënat personale të punonjësve. Në rastin më të vogël ky aplikacion shkel të drejtat të njeriut, shkel të drejtat për të dhënat personale që ne disponojmë.

Sipas Statusit të Punonjësit Civil, punonjësi nuk mund të ketë aktivizim në parti politike pra që në thelb ky aplikacion është bërë që ta thyejë ligjin.

Qeveria po mundohet si të përdorë një instrument për të vendosur sigurimin e shtetit në mënyrë moderne të aplikuar në administratën publike dhe në qeveri.

Përveç qëllimit të propagandës ky aplikacion ka edhe një qëllim tjetër të censurës.

Në momentin që ti do të sfumosh një lajm të opozitës, i kërkon 20 mijë punonjësve të postojnë një lajm tjetër të qeverisë dhe kjo bën të mundur që për shkak të algoritmit bën shpërndarja e opozitës të jetë 10 herë më e vogël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco