Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

'Marrëveshja e Kushit me Sakon'/ Xhaferri: 10 vite propagandë, mashtrim dhe demagogji me studentët

'Marrëveshja e Kushit me Sakon'/ Xhaferri: 10 vite propagandë, mashtrim dhe demagogji me studentët

16:21, 08/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri ka denoncuar marrëveshjen e Ministres së Arsimit Kushi me kryetaren e Bashkisë Durrës për kartën e studentit për Universitetin Aleksandër Moisiu.

Sipas Xhaferrit, prej 10 vitesh qeveria bënë propagandë dhe demagogji duke mashtruar studentët.

DEKLARATË E KRYETARIT TË FORUMIT RINOR TË PD, BESART XHAFERRI

Ministrja Kushi zaptoi dje mediat duke nënshkruar marrëveshje me kryetaren e Bashkisë Durrës për kartën e studentit për Universitetin Aleksandër Moisiu. Ajo harroi apo bëri sikur harroi premtimet e qeverisë gjatë protestës së studentëve të 2018-2019 për shërbimet mbështetëse të përfshira në kartën e studentit.

Sipas marrëveshjes së djeshme studentët e universitetit të Durrësit do të përfitojnë shërbime dhe produkte me çmime të reduktuara ose falas nga Qendra kulturore Aleksandër Moisiu, Rrjeti muzeor, Biblioteka publike, Pallati i sportit, pra shërbime jo themelore për studentët.

Shfrytëzimi i bibliotekave publike nuk ka pasur e nuk ka asnjë kosto, zonja të nderuara; është e turpshme ta servirni si mbështetje për studentët. Ndërsa  muzetë, sipas statistikave, një student i viziton 1 ose 2 herë gjatë viteve universitare.

Zonjat ministre dhe kryebashkiake nuk na thanë asnjë fjalë për transportin e përditshëm të studentëve, të cilët presin prej vitesh t`u mbështetet financiarisht, as për qendrën studentore ku të ketë konvikte për studentët, as për mensa dhe shërbime të tjera ekzistenciale, të cilat përballohen tërësisht nga studentët dhe familjet e tyre.

Zonja Kushi dhe znj. Sako duhet të pranojnë publikisht para studentëve mosmbajtjen e premtimit për kartën e studentit - një nga pikat themelore të  Pakti i universitetit të 2019 -  një nga shërbimet kryesore të të cilit ishte mbështetja financiare e transportit për studentët

Nënshkrimi e rinënshkrimi i marrëveshjeve propagandistike nuk është gjë e re për qeverinë e Rilindjes, por studentët e qytetarët e kanë kujtesën më të gjatë se kjo qeveri, e cila jo vetëm nuk u ka dhënë asnjë mbështetje gjatë këtyre 10 viteve, as gjatë pandemisë e krizës ekonomike, por edhe  synon t`i përfshijë në demagogjinë e mashtrimeve të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco