Remzije Zeka Sherifi: Shqiptarët kanë shumë për t'i ofruar Britanisë së Madhe, duhet t'u jepet rasti

23:17, 07/02/2023
A+ Aa A-

Remzije Zeka Sherifi është shqiptarja e parë që është dekoruar nga Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III me titullin OBE (Order of the British Empire) që nënkupton titullin kalorsiak. 

Remzija ka hyrë në radhën e të dekoruarve, siç janë Noel Malcolm, JK Rowling, David Beckham dhe personalitete tjera të rëndësishme britanike.

Në një lidhje me Skype nga Skocia për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Sherifi foli për çmimin e lartë. 

Ajo tha se ceremonia e marrjes së titullit pritet të zhvillohet në muajt në vazhdim dhe do të jetë një ceremoni e posaçme. 

Sherifi foli edhe për retorikën e mediave dhe qeverisë britanike kundër emigrantëve shqiptarë. 

Ajo tha se shqiptarët kanë shumë çfarë t'i ofrojnë Britanisë, ndërsa theksoi se mjaft prej shqiptarëve janë taksapagues dhe sipërmarrës në Britaninë e Madhe. 

"Në mediat dhe qeverinë e Britanisë së Madhe është një retorikë shumë e ashpër kundrejt emigrantëve shqiptarë dhe politika që pritet të zbatohen. Janë shumë të ashpra ndaj atyre që vijnë me gomone në Britani. Shqiptarët kanë çfarë t'i ofrojnë këtij shteti, duhet t'u jepet rasti. Ka dhe shumë shqiptarë të tjerë në Britani që duhet të gëzojnë këtë çmim për punën e mrekullueshëm. Në të gjitha strukturat e sistemit britanik kemi shumë djem, vajza, burra e gra që me devotshmëri i kryejnë detyrat e tyre. Shumica e tyre janë punëdhënës dhe taksapagues. Por ardhja e shqiptarëve me gomone është një dukuri alarmuese për qeverinë britanike dhe së shpejti do të miratohen politika të reja të emigrimit që bien ndesh me Konventën e OKB për emigrantët të vitit 1951 ku iu cenohet e drejta për të kërkuar azil. Sipas të gjitha gjasave, numri i atyre që do të riatdhesohet këtë vit më së shumti numri i shqiptarëve dhe nuk do t'u njihet e drejta për të kërkuar azil", theksoi Sherifi.  

Intervista e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Grezi 08/02/2023 02:54

Shqiptarët le t'i ofrojnë Shqipërisë nëse kan çka..... A jini ju normal?

Shto koment

Denonco