Klodian Tomorri: Drejtësia e re ikën te PS, e gjitha në aplikacionin ‘Aktiv1sti’!

Klodian Tomorri: Drejtësia e re ikën te PS, e gjitha në aplikacionin ‘Aktiv1sti’!

22:43, 07/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri shprehet se aplikacionin ‘Aktiv1sti’ e kanë shkarkuar edhe njerëz të sistemit të drejtësisë. 

Syri.net publikoi të plotë listën e 'Aktiv1stëve'

Tomorri shkruan se kjo gjë tregon se dhe drejtësia e re është hedhur në krahët e kreut të qeverisë.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi e kanë shkarkuar gjithashtu këtë aplikacion, sipas Tomorrit.

40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, shton gazetari, janë pjesë e personave që kanë shkarkuar këtë aplikacion dhe ‘kontribuojnë’ me pëlqime në postimet e bëra nga qeveritarët.

Postimi i plotë:

Drejtesia e re iken ne PS

Hapa per kuriozitet kete listen e personave qe kane shkarkuar aplikacionin aktiv1st, te krijuar nga Partia Socialiste. Dhe nuk u zhgenjeva hic. I gjithe shteti ka hyre ne PS . Nje pjese e administrates ka hyre aty me hir. Keta jane militantet, te cilet vendin e punes ne shtet e mbajne me keto punet e Partise. Pjesa tjeter, ata qe nuk jane militante, jane futur me pahir. Fundja aktiv1st per kete u krijua. Per te vezhguar dhe mandej orientuar aktivitetin online te administrates. Me pak fjale nje big brother virtual, i cili bashke me sistemin e spiunazhit patronazhist ne terren, praktijisht e fut te gjithe jeten publike te vendit ne syrin e Partise. Kur nje parti e fut te gjithe shtetin ne kllape dhe fillon t’i imponoje shoqerise mekanizma pervers si ky, mbrojtja e fundit institucionale eshte drejtesia. Por ne listen e aktiv1steve ka 40 prokurore dhe 27 gjykates.

Sikur te mos mjaftonte kjo, aplikacioni aktiv1st eshte shkarkuar nga pjesa me e madhe e prokuroreve te SPAK-ut, thuajse nga i gjithe Keshilli i Larte i Prokurorise, nga i gjithe Keshilli i Larte i Gjyqesorit dhe institucioneve te tjera kyce te reformes ne drejtesi. Pra te gjithe njerezit e drejtesise se re jane ne kllapen e Partise. Me qejf apo me detyrim? Une besoj se eshte e para, por kjo nuk rendesi fare. E rendesishme eshte drama qe ndodh ne syte e te gjitheve. Drejtesia e re, qe na u tha se do te ishte e pavarur, ka shkuar ne PS. Bashke me te ka ikur ne PS i gjithe shteti dhe Shqiperia.  Ndaj sot kemi nje parti, qe kontrollon gjithcka dhe nje prokurori qe sherben si qen gjahu i Partise. Shikoni vetem sa here jane ndersyer qe nga dita kur shpertheu skandali McGonigal. Vetem e vetem per te larguar rrezen e shperthimit nga qendra e Partise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco