Rama-McGonigal/ Jasini: SPAK ka detyrë të prononcohet, nuk mund ta bëjë kalimtare

22:22, 07/02/2023
A+ Aa A-

Avokatja Rudina Jasini në një lidhje të drejtëpërdrejtë në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv ka komentuar heshtjen e SPAK-ut ndaj aktakusës në dosjen Rama-McGonigal.

Jasini është shprehur se SPAK e ka përgjegjësi dhe detyrë ligjore që të prononcohet në lidhje me këtë çështje , teksa thekson faktin se lakimi i me shumë se 14 herë i kryeministrit në aktakuzë është çështje që nuk bëhet kalimtare.

"Nëse SPAK-u ka nisur një hetim në lidhje me aktakuzën ndaj kryeministrit mendoj që e ka një detyrim më shumë se ligjor dhe publik për ta bërë publike. Në rastin konkret nëse nuk ka nisur një hetim dhe ka ndonjë arsye pse nuk e ka filluar edhe në këtë rast duhet të japin një prononcim. Si në veprim dhe në joveprim është pjesë e  përgjegjësisë së institucionale të SPAK-ut që duhet të prononcohet në lidhje me këtë. Mendoj se kjo që ka ndodhur, së paku është një indice që e kërkon një publik i gjërë sepse është kryeministri i një vendi demokratik, emri i të cilit është lakuar 14 herë në aktakuzë dhe nuk ka sesi ta zvogëlojmë këtë dhe ta bëjmë si diçka kalimtare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco