Gazetari Maho: Askush nuk bën llogaritë, Veliaj që rri urtë po përfiton nga skandali Rama-gate

21:55, 07/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv ishte gazetari Armand Maho. Gazetari Maho bëri një skanim të situatës politike në vend pas skandalit Rama-Gate.

Maho është shprehur se nga kjo histori përveç opozitës fituesi tjetër më i madh është Veliaj i cili akoma nuk është prononcuar mbi këtë skandal.

"Po ta shohësh janë vetëm dy njerëz që nuk kanë folur për këtë histori, ata janë Yuri Kim dhe Erion Veliaj. Këta dy njerëz që kanë peshë me fjalën e tyre. Përfituesi më i madh në këtë histori është Veliaj pavarësisht zërave që thonë se ata janë bashkë, edhe për vetë faktin për atë budallëkun që e shohin si pasardhës të Ramës. E cilësoj si një njeri jo më pak të korruptuar se Ramën pasi nëse kryeministrit i del emri të McGonigal, Veliajt i del emri në përgjimet e Ndraghetës.

Nëse do të plasë lufta brenda PS aty është njëlloj si nata e Shën-Bartolomeos. Asnjë nuk e bën këtë analizë që Veliaj ka mbështetjen nga grupet me të forta kriminale në këtë vend pasi grupi i Xhafës është mbështetës i hapur i Veliajt.

Kjo është e dyshimtë dhe shqetësuese sepse Xhafa dhe Veliaj kontrollojnë 14 deputetë në parlament. Erion Veliaj për të marrë partinë do të njekë teorinë e at-vrasësit, pasi ai është njeriu që mundet ta eleminojë politikisht kryeministrin.

Një mandat i tretë i Veliajt në bashki do të jetë tapeti i artë për të marrë partinë sepse nuk do të kishte alternativ tjetër brenda PS për të marrë drejtimin e saj.

SPAK duhet që të ndërmarrë veprim mbi këtë skandal. Kjo është një çështje korrupsioni që ka kontaminuar rëndë marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh si janë SHBA-të."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco