Skandali ‘McGonigal’/ Kuvendi pranon kërkesën e opozitës për mocionin me debat, Balla nuk sqaron a do përgjigjet Rama

Skandali ‘McGonigal’/ Kuvendi pranon kërkesën e opozitës për mocionin me debat, Balla nuk sqaron a do përgjigjet Rama

15:14, 07/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi se në Konferencën e Kryetarëve është miratuar këtë të hënë, që të zhvillohet një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen “McGonigal”.

Kërkesa e opozitës u pranua tha Balla sepse deputetët e PD tërhoqën kërkesën që mbante firmën edhe të Sali Berishës. Ndërkohë i pyetur nëse do të jetë i pranishëm Edi Rama gjatë seancës që pritet të jetë maratonë në Kuvend, Balla tha se kryeministri nuk ka asnjë merak të përgjigjet pasi çështja e ish zyrtarit të FBI nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Taulant Balla: Përshëndes deputetët kërkues që e kanë mirëkuptuar kushtin tonë të vetëm që nëse është firma e Berishës nuk pranohet. Fakti që e kanë tërhequr tregon që kanë reflektuar me kushtin. Mocioni me debat do zhvillohet, mbetet të përcaktojmë në ditët në vijim me kryetarët e grupeve si e përcakton rregullorja e kuvendit.
Se kishte dhe një element qesharak që thoshte të zhvillohet pa limit mocioni me debat pra të nisë në shkurt e të përfundojë në dhjetor. Konferenca e kryetarëve do përcaktojë kohën saktë e kur. Po e solle pa firmën e Berishës kërkesa miratohet dhe u miratua, tani mbetet të përcaktojmë sa i gjatë do jetë debati. Propozova 12 orë debat, që mundëson që cdo deputet.

Pyetje: A do jetë Rama?

Taulant Balla: Rrini të qetë nuk ka asnjë merak kryeministri, Rama për të kthyer përgjigje për një cështje që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë megjithatë ne mezi e kemi pritur e mezi e presim ta zhvillojmë këtë debat. Shpresoj që opozita të bjerë dakord nëse realisht, por keni për ta parë nëse realisht duan të bëjnë debat por do vijnë do thonë na keni ndryshuar thlebin, nuk na dalin 700 minuta, por duam më shumë i dini këto historitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco