Hovenier: SHBA e mirëpret pranimin nga Kosova të propozimit të BE

Hovenier: SHBA e mirëpret pranimin nga Kosova të propozimit të BE

14:57, 07/02/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se e mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar në parim propozimin e BE-së për marrëveshjen me Serbinë. Hovenier shkroi në Twitter se do të vazhdojnë ta mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, njofton RTK.

“Shtetet e Bashkuara është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që po ashtu ta pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti, dje ka deklaruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se e sheh atë si bazë të mirë për të ecur përpara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco