Inceneratori i Elbasanit, SPAK regjistron procedim penal ndaj Arben Ahmetajt

Inceneratori i Elbasanit, SPAK regjistron procedim penal ndaj Arben Ahmetajt

14:28, 07/02/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për  inceneratorin e Elbasanit. Zyrtarisht struktura antikorrupsion tha për Fax News, se është duke analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, edhe nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes ish zv kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim që fituan koncesionin.

Gjithashtu SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë  duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS, të hyrje-daljeve të Ahmetajt, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu, po verifikohen edhe udhëtimet që Ahmetaj mund të ketë bërë me biznesmenët, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja Për inceneratorin e Elbasanit, dosja është ndarë në dy fraksione 277 dhe 277/1. Për çështjen e parë janë marrë të pandehur 12 persona, ku më 18 janar do zhvillohet dhe seanca paraprake, që do të vendoset nëse çështja do kalojë apo jo në gjykim.

Referuar njoftimit të SPAK, pas mbylljes së dosjes së inceneratorit të Elbasanit, thuhet që më datë 19.09.2022 ështe regjiatruar procedimi penal 277/1, ku sipas burimeve nga SPAK në këtë fraksion është duke u hetuar edhe Arben Ahmetaj. Përveç deputetit të Partisë Socialiste, SPAK është duke hetuar edhe për persona të tjerë për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco