Kandidati i PD denoncon mungesën e ngrohjes në shkollat dhe gjimnazet e Bashkisë Kavajë

Kandidati i PD denoncon mungesën e ngrohjes në shkollat dhe gjimnazet e Bashkisë Kavajë

14:24, 07/02/2023
A+ Aa A-

Kandiati i PD për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka denoncuar mungesën e ngrohjes dhe kushteve bazike në shkolla dhe gjimnaze në këto ditë të acarta që po kalon vendi.

‘Rilindja vijon me punësimet fiktive të çdo lloj dallkauku e paraziti, harxhon para publike për ngrohjen e zyrave elektorale në vend që paratë të përdoren për lëndën e parë (pelet, gaz etj). E ndërkohë shkollat e gjimnazet sajdisen me ashkla e tallash si në kohën e qëmotit, ose pa ngrohje fare në rastin më të keq’, shkruan Qosja në Facebook.

Postimi i plotë:

Kam marr shumë mesazhe  për mungesën e ngrohjes dhe kushteve bazike në shkolla dhe gjimnaze!

Kaloriferët e akullt të shkollave dhe gjimnazeve të inaguruara vitin që sapo lamë pas janë veç fasada e babëzisë dhe paaftësisë së drejtuesve të Bashkisë së sotme. Në shkolla nuk ka as kaldaist e asnjë investim për lëndën e parë! Nxënësit dhe mësuesit ngrijnë nga të ftohtit.

Rilindja vijon me punësimet fiktive të çdo lloj dallkauku e paraziti, harxhon para publike për ngrohjen e zyrave elektorale në vend që paratë të përdoren për lëndën e parë (pelet, gaz etj). E ndërkohë shkollat e gjimnazet sajdisen me ashkla e tallash si në kohën e qëmotit, ose pa ngrohje fare në rastin më të keq.

Rilindja duhet të kuptojë që qytetarët dhe bizneset presin që tarifat e kripura që paguajnë t'i kthehen në shërbime.

I bëj thirrje drejtuesve dhe nëpunësve të Bashkisë Kavaje, ta lënë për një moment komoditetin e zyrave të tyre të ngrohta, të mbyllin "dyqanet" elektorale që mbahen hapur me zor me paratë e taksapaguesve,  "t'i heqin duart nga xhepat" dhe të zbresin në terren për të bërë detyrën për sigurimin e ngrohjes me çdo kusht për nxënësit dhe mësuesit, të cilët rrinë me dorashka kapuç dhe xhup në klasat e shkollave.

Për turpin e ketyre të babëziturve të paaftë kjo ështe Shqipëria e vitit 2023.

#BashkiaKavajë

#14majDitaeNdryshimit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco