Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Zhupa: Ra ky skandal McGonigal dhe u njohëm me ca kolegë! Me 11 shkurt…

Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Zhupa: Ra ky skandal McGonigal dhe u njohëm me ca kolegë! Me 11 shkurt…

14:11, 07/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa në një status në “Facebook” ka reaguar lidhur me kërkesën e PS për përjashtimin e 8 deputetëve nga Kuvendi.

Zhupa shprehet se deputetët do të vazhdojnë të thonë të vërtetën dhe të kërkojnë llogari dhe se me këtë kërkesë për përjashtim nuk mund t’i trembin.

Sakaq përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Më tej Zhupa thekson se më 11 shkurt, do të dëgjohen shqiptarët në shesh!

Reagimi:

Deputetja Ina Zhupa: Ra ky skandal McGonigal dhe u njohëm edhe me emrat e ca kolegëve!

Qenkan shqetësuar se deputetet e opozitës flasin dhe kërkojnë fjalën në mbrojtje të interesit publik. Këta deputetët firmëtar të rilindjes e kanë ditur se në kuvend vetëm ngrihet kartoni kur të thotë Taulanti dhe kaq!

Harrojeni që me përjashtime na e mbyllni gojën apo aq më pak na trembni. Ne do vazhdojmë të flasim dhe të kërkojmë llogari.

Me 11 shkurt, do dëgjoni shqiptarët në shesh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco