Dosja e FBI-së për Edi Ramën, Agron Neza mbërrin në Tiranë

Dosja e FBI-së për Edi Ramën, Agron Neza mbërrin në Tiranë

00:15, 07/02/2023
A+ Aa A-

Personazhi kryesor në dosjen e FBI-së ndaj Edi Ramës, për korruptimin e shefit të kundërzbulimit Charles McGonigal, ka mbërritur në Tiranë.

Agron Neza mësohet se ka zbritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Gazetari Çim Peka e ka bërë të ditur këtë lajm gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Gjatë debatit më kryetarin e PD-së Sali Berisha, në lidhje me skandalin e Edi Ramës në SHBA, Peka bëri të ditur se ‘Personi A’ i dosjes amerikane kundër Ramës, Agron Neza ka zbritur në Rinas. Ende nuk dihet se cili është misioni i tij, por padyshim që pritet ti dalë në krah Edi Rama duke tentuar që të minimizojë skandalin e madh që ka plasur në Nju Jork dhe Uashington, të Amerikës.

Agron Neza është njeriu që ka marrë ne zyrën e Edi Ramës, dosje kundër opozitës shqiptare dhe e ka transportuar në SHBA, ku ja ka dhënë McGonigal për të hapur një hetim.

Gjithashtu Neza është filmuar nga FBI-ja duke i dhënë zyrtarit të FBI-së 225 mijë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco