VIDEO/ 'Bomba' e Berishës: McGonigal ka qenë në SPAK dhe ka kërkuar nga prokurorët që të më arrestojnë

23:16, 06/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në SPAK dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar atë.

Në 'Çim Peka Live' në Syri TV, Berisha u shpreh se prokurorët e SPAK-ut janë një repart partie dhe se nuk mund të hetojnë dot për Ramën.

Berisha tha gjithashtu se McGonigal është marrë personalisht edhe me vettingun, duke ndikuar në vendimet.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?
Sali Berisha:
Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë, ai ka kapur një nga një prokurorët e SKAP-it që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni!

Çim Peka: McGonigali vetë?
Sali Berisha
: Absolutisht, dhe ka takuar jo një, por disa kryesorë prej tyre. Ça të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë repart partie. Di që është marrë me vetingun, të kalojë ky apo ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco